BotaLajme

Lukashenko siguron mandatin e shtatë, BE i cilëson zgjedhjet si të “rreme”

Udhëheqësi autoritar bjellorus, Lukashenko, ka siguruar mandatin e shtatë, pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale që udhëheqësit e Bashkimit Evropian i kanë cilësuar si “të rreme”.

Me të gjitha votat e numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bjellorusi tha se sipas rezultateve preliminare, Lukashenko ka fituar 86.8 për qind të votave në zgjedhjet e 26 janarit. Kundërshtari i tij fitoi 3.2 për qind të votave.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se nuk kishte shkelje të mëdha gjatë procesit zgjedhor. Punëtorët e ministrisë dhe personeli ushtarak “zbatuan masat për të ofruar siguri publike gjatë zgjedhjeve”, tha kjo ministri përmes një postimi në Telegram.

Lukashenko, aleat i Rusisë i cili është në pushtet që tri dekada, pasi votoi deklaroi për mediat se Bjellorusia është një “demokraci e fortë”. Por, opozita, grupet për të drejtat e njeriut dhe Perëndimi deklaruan të kundërtën.

“Patëm takim të mirë me lideren opozitare të Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya. Ne folëm për zgjedhjet e rreme që ndodhën në Bjellorusi dhe sigurisht që qëndrojmë me popullin bjellorus. Bjellorusia është lart në agjendën evropiane”, tha Kaja Kallas, shefe e politikës së jashtme të BE-së.

 

Show More

Related Articles

Back to top button