Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një bisedë telefonike me David Lammy, Sekretarin e Shtetit të Britanisë për Punë të Jashtme, Çështje të Komonuelthit dhe Zhvillim, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën aktuale, bashkëpunimin ekonomik dhe politik.
“Kryeministri Mickoski theksoi përkushtimin për bashkëpunim më të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar në projekte të përbashkëta që do të sjellin përfitime ekonomike dhe politike për qytetarët. Ka vend për intensifikimin e marrëdhënieve miqësore dhe për projekte të përbashkëta në infrastrukturë, energji dhe shkëmbime ekonomike.
U diskutuan një sërë çështjesh të kontekstit rajonal, duke theksuar përkushtimin e palës së vendit tonë për ndjekjen e politikës së dialogut dhe bashkëpunimit të përbashkët për forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella”, njoftoјnë nga shtypi i qeverisë./Telegrafi/