Gjykata e Lefortovsky në Moskë dënoi pensionistin 64-vjeccar Konstantin Seleznyov me tetë vjet burg.
‘Medianoza’ një media e pavarur në Rusi thotë se 64-vjeccari akuzohet për përhapje të lajmeve të rreme për ushtrinë ruse.
Ai ka bërë dy postime të cilat tregonin për krimet e kryera nga ushtria ruse në Ukrainë.
Në njërin postim ai sulmonte Prokurorin e Përgjithshëm të Rusisë, Igor Kransov, ndërsa tjetri presidentin rus Vladimir Putin, ku shprehte se nuk e konsideronte atë president zyrtar.
I moshuari gjatë seancës gjyqësore ka humbur ndjenjat, shkruan ‘Medianoza’.