Ukraina ka marrë tre tanke anti-ajrore Gepard nga Gjermania, sipas ministrit të mbrojtjes të vendit.
“Sot arritën zyrtarisht tre Gepard-et e para,” tha Oleksii Resnikov për televizionin ukrainas, duke shtuar se dhjetëra mijëra fishekë ishin dorëzuar gjithashtu.
Kyiv pret të marrë 15 tanke në total nga Berlini, tha Resnikov, përcjell Bota sot.