Sekretari i Ambasadës së Francës në Shkup, Daniel Merkez sot ka qëndruar në vizitë në Komunën e Gostivarit me ç’rast është pritur nga Kryetari i kësaj komune, Valbon Limani.
Në takim u bisedua për potencialin për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi në të ardhmen.
“Sot pata kënaqësi të prisja në takim Sekretarin e parë pranë Ambasadës së Francës në vendin tonë, Daniel Merkez, me të cilin zhvilluan një bisedë të frytshme mbi potencialin për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi në të ardhmen.
Vazhdimi i mbështetjes nga Ambasada e Francës dhe marrja e përvojave nga shteti francez, për ne si komunë, është një shtyllë kyçe për zhvillimin dhe forcimin e partneritetit dypalësh”, shprehet kryetari i Gostivarit, Valbon Limani.