Prokuroria Themelore Publike në Manastir njofton se ka iniciuar procedurë ndaj një personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “marrje e ryshfetit”.
“Dyshimi rrjedh nga fakti se i dyshuari me datë 27 janar si person kryerës i punëve me interes publik, gjegjësisht mjek kirurg në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Klinik “Dr Trifun Panovski” Manastir ka kryer intervenim – operacion të fshikëzës së tëmthit tek pacienti dhe më pas në mënyrë indirekte përmes dëshmitarit i ka kërkuar djalit të pacientit që t’i japë para në shumë prej 150 euro për ta shpërblyer për punën e bërë. Djali i pacientit, më pas në ambientet e spitalit, i ka dhënë të dyshuarit tre kartëmonedha 50 euro në një zarf”.
“Pas pranimit të tyre, i dyshuari është bastisur dhe zyrtarët e autorizuar nga Sektori për Punë të Brendshme Manastir kanë gjetur dhe konfiskuar paratë”.
“Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Manastir i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/