Një avion me 64 persona në bord është rrëzuar në lumin Potomac pas përplasjes me një helikopter ushtarak mbi kryeqytetin amerikan Uashington mbrëmjen e së mërkurës teksa po i afrohej aeroportit Ronald Reagan. Sipas informacioneve të deritanishme, janë nxjerrë të paktën 18 trupa.
Nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur apo të mbijetuar.
Po ashtu, nuk dihet se cili ishte shkaku i përplasjes dhe arsyeja përse kulla e vrojtimit nuk dha sinjal për helikopterin ushtarak që po fluturonte në hapësirën ku kalon avioni.
Sipas American Airlines, në bordin e avionit të pasagjerëve ndodheshin 64 persona, 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Ndërsa helikopteri Sikorsky H-60 Black Hawk mbante tre personel ushtarak.