BotaLajme

Putin refuzon të takohet me Zelenskyn

Vladimir Putin refuzon të bisedojë me Volodimir Zelenskyin për fundin e luftës në Ukrainë.

“Për shkak të paligjshmërisë së tij, ai nuk është në kushte për të nënshkruar asgjë. Nëse ai këmbëngul për të marrë pjesë, do të dërgoj njerëz të tjerë.”

Shefi i Kremlinit tha Zelenskyit se i ka mbaruar mandati presidencial dhe po qëndron në këtë post pa bërë zgjedhje të reja. Putin kërkoi që përballë në bisedimet e mundshme të kishe kreun e parlamentit të Ukrainës, i cili mund të nënshkruajë me mandat të plotë. Një tjetër kusht i presidentit rus është që negociatat të nisin mbi bazën e përparimeve në terren nga ushtria ruse në Ukrainë.

Volodymyr Zelenskyi-t i ka mbaruar mandati 5-vjeçar presidencial që në Mars të vitit të kaluar, por mban postin pasi është aktiv ligji ushtarak. Në rrjetin “X”, presidenti i Ukrainës tha se me këto deklarata Putin ka frikë nga bisedimet dhe po bën çmos ta zgjasë luftën.

Zyra e shtypit e Kremlinit njoftoi se është në pritje të organizimit nga Uashingtoni të një takimi Putin-Trump për fundin e luftës në Ukrainë, pas thirrjeve të vazhdueshme të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button