LajmeRajon

Kurti: Premtime para 500 mijë zemrave që presin 9 shkurtin

Gjatë një takimi me qytetarët e Vushtrrisë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u zotua se në mandatin e dytë do të rrisë pensionet, do të ndërtojë spital të ri në Mitrovicë, do të financojë studentët në nevojë.

Ai gjithashtu tha se do të ofrojë 1 miliardë euro mbështetje për investimet në kapacitete prodhuese përmes garantimit të kredive për investitorët.

Këto premtime dhe shumë të tjera, siç tha Kurti i mban para 500 mijë zemrave, cep më cep Republikës, të cilët presin me padurim 9 shkurtin.

“Le t’ia fillojmë me programin gjenerata për gjeneratë që nënkupton 100 euro shtesë mbi pensionin ekzistues, për gjeneratën e pleqve tanë, gjysheve, gjyshërve. Pastaj, super puna për gratë. Kudo që punësohen gratë, nëpër ndërmarrjet private ne do t’ia japim për gjashtë muaj shtesë, nivelin e pagës minimale që është 350 euro aktualisht, ka qenë 130, 170, e në mandatin e ardhshëm do ta bëjmë mbi 500 euro pagën minimale”, tha Kurti./ Alsat.mk

 

Show More

Related Articles

Back to top button