LajmeRajon

Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar ndarjen e 500 mijë eurove për Gazën.

Ky vendim për ndarjen e gjysmë milioni euro për Gazën u mor në mbledhjen e qeverisë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti u shpreh para kabinetit qeveritar se populli palestinez ka nevojë për mbështetje humanitare.

Ai tha se Qeveria e Kosovës përshëndet marrëveshjen për armëpushimin të arritur në Gaza dhe si rezultat i kësaj marrëveshje krijohet mundësia e dërgimit të ndihmave për popullin palestinez.

“Konflikti i ashpër në Gaza ka shkaktuar humbje dhe dhimbje të mëdha për popullin palestinez…të cilët përveç humbjeve të më të dashurave pas kthimit në vendin e tyre po gjejnë shtëpitë e lagje të shkatërruara…. Në mënyrë që të mbijetojnë dhe që të rindërtojmë vendin e tyre ata kanë nevojë për ndihmën e vendeve të tjera”, tha ai.

Kryeministri i vendit theksoi tutje se për këtë arsye Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga Ministria e Financave ndarjen e gjysmë milioni euro mbështetje për popullin palestinez në Gaza.

Kurti u shpreh tutje që Qeveria e Kosovës shpreson dhe bën thirrje që armëpushimi i përkohshëm të shfrytëzohet për arritjen e paqes së qëndrueshme. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button