LajmeRajon

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm për vr’asjen e Liridona Ademajt

I akuzuari Naim Murseli është deklaruar “plotësisht i pafajshëm” në rastin e vrasjes së ish bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Kurse dy të akuzuarit tjerë, Granit Plava e Kushtrim Kokalla janë mbrojtur në heshtje.

“Deklarohem plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Murseli.

Ndërkaq, Tom Dodaj u deklarua në mënyrë vullnetare i fajshëm.

Prokurorja Javorka Prlinçeviq ka filluar me leximin e aktakuzës pasi kryetarja e trupit gjykues i njoftoi të akuzuarit me të drejtat e tyre në këtë rast penal.

Tom Dodaj është personi i cili ka shitur armën të akuzuarit tjetër Naim Murseli.

Lidhur me Dodajn bëhet e ditur se në ora 12:40 do të shpallet vendimi për të.

Show More

Related Articles

Back to top button