Shqiptarët të fokusohen në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e pagave sepse vendbanimet tona u zbrazën. Ky sugjerim ndaj politikanëve shqiptarë vjen nga profesori univesritar Mersel Bilalli, i cili në emisionin “Politica” në televizonin Globi theksoi se paralajmërimet e Mickoskit se me të shteti do të ketë zhvillim ekonomik, më shumë janë deklarative, ndërsa edhe ato pak investime të huaja që kanë ardhur që kur ai është në pushtet, kanë shkuar në lindje, fenomen që ndodhte edhe me qeveritë e kaluara.
“Më tepër e ka pasur deklarative dhe, edhe atë që e bën e bën në lindje, sikurse ata të tjerët paraprak. Fabrika duhettë kemi edhe në perëndim të vendit. Nëse shkoni në pjesën lindore do të shihni se me vite janë ndërtuar shumë fabrika nga investitorë të jashtëm në zonat e lira ekonomike, të cilat mendoj se kanë diku 70 mijë të punësuar. Ky numër nuk është i vogël dhe vazhdimisht rritet. Kanë startuar me rroga shumë të ulta. Kronenberg dikur rrogat i ka pasur 250 euro, tash i ka 700 euro. Me 700 euro nëse punojnë dy persona, të dy bashkëshortët, ata nuk do të kenë nevojë ta lëshojnë vendin dhe të shkojnë jashta. Kjo është logjika që nuk e marrin partnerët shqiptarë në qeveri si prioritare, pasi ajo që është farz në aspekt fetar për të cilën pesë herë në ditë duhet të luten që të hapin ndonjë vend pune në ekonomi, jo në administratë sepse administarat pa ekonomi vdes”, deklaroi Mersel Bilalli, profesor universitar.
Sa i takon statusit të shqiptarëve, Bilalli thotë se paravrësisht kodit mental maqedonas që të prek vazhdimisht elementin etnik, Marrëveshja e Ohrit nuk do të preket. Ai nuk pret as që Gjykata Kushtetuese të merr ndonjë vendim me të cilin do ta prek Ligjin për përodrimin e gjuhëve, pasi kjo sipas tij, do të sillte pasoja dhe nxitje të shqiptarëve për radikalizim nga të cilat nuk anashkalohen incidetet.
Jo, nuk e besoj këtë. Unë mendoj se ata do të ngecin edhe te Ligji për gjuhët. Tash çështja e gjuhës shqipe që potencohet në kllapa nuk është diçka që ndryshon dramatkishit. Ajo vetëm në aspektin sqarues është sepse kur diçka futni në kllapa vetëm e sqaroni, nuk ka fuqi obligative por sqaruese. Kam edhe unë një thirrje për debatin që mbahet me 15 mars në Gjykatën Kushtetuese si ekspert dhe këtë serizoisht do ta diskutojë dhe do të marrë pjesë. Një shtet që ka një milionë mangësi dhe dobësi, i mbyll sytë dhe nuk i sheh ato, por e sheh vetëm atë segmentin etnik dhe atë permanent e nguc. Pse këta ekspertë që kanë ngritur këto iniciativa, nuk ngritin çështjet e privatizimit, të tregut të përbashkët, të shkeljes së rregullave të tregut. Pse, ku është problemi?”, deklaroi Bilalli.
Edhe partitë politike shqiptare në pushtet kanë theksuar se Ligji për përodrimin e gjuhëve nuk do të preket.