GostivarLajme

Sanksionohen 39 motoçiklistë në Gostivar

Me datë 17.05.2022, në territorin e Gostivarit është kryer kontroll i intensifikuar aksioni për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, me ç’rast janë sanksionuar 39 drejtues mjetesh. Prej tyre, 19 drejtues mjetesh nuk kanë përdorur helmetën mbrojtëse gjatë drejtimit të motoçikletës, shtatë kanë vozitur pa patentë shofer, një motoçikletë është konfiskuar për shkak të lejes së qarkullimit të skaduar dhe shkaktimi i zhurmës, si dhe janë sanksionuar kundërvajtje të tjera.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.

Show More

Related Articles

Back to top button