LajmeMaqedoni

Fetai: 15 miliardë denarë për komunat

 

Sot, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, kemi filluar procedurën për shpalljen e thirrjes së dytë publike për financimin e projekteve kapitale në komunat tona, me një fond deri në 15 miliardë denarë. Këto mjete do të shfrytëzohen për ndërtimin e shkollave, kopshteve, parqeve, ujësjellësve dhe kanalizimeve, duke zgjidhur probleme që qytetarët i kanë përballuar me dekada.

Kështu ka informuar zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ndërsa ka informuar se në thirrjen e parë, 78 komuna fituan 288 projekte me vlerë mbi 73 milionë euro, ndërsa tani komunat do të kenë mundësi të përfitojnë edhe më shumë.

Postimi i plotë i zv.kryeministrit Arben Fetai:

Investim historik për komunat – 15 miliardë denarë për projekte kapitale

Sot, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, kemi filluar procedurën për shpalljen e thirrjes së dytë publike për financimin e projekteve kapitale në komunat tona, me një fond deri në 15 miliardë denarë. Këto mjete do të shfrytëzohen për ndërtimin e shkollave, kopshteve, parqeve, ujësjellësve dhe kanalizimeve, duke zgjidhur probleme që qytetarët i kanë përballuar me dekada.

Kjo është mbështetja më e madhe ndonjëherë e pushtetit qendror për vetëqeverisjen lokale. Në thirrjen e parë, 78 komuna fituan 288 projekte me vlerë mbi 73 milionë euro, ndërsa tani komunat do të kenë mundësi të përfitojnë edhe më shumë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button