Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet sot me një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit në SHBA. DASH-i njoftoi në uebsajtin e vet se Osmani do të takohet me Louis L. Bonon, zyrtarin e lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. Presidenca e Kosovës nuk ka njoftuar për ndonjë takim të tillë. Bono e mori detyrën më 20 janar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e filloi zyrtarisht mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë dhe Osmani do të jetë udhëheqësja e parë kosovare që takohet me një zyrtar të administratës Trump. Bono është anëtar i Shërbimit të Lartë të Jashtëm dhe së fundmi ka shërbyer si këshilltar i lartë për Negociatat në Kaukaz. Ai ka punuar edhe në Ambasadën amerikane në Berlin, si dhe ka qenë zëvendëspërfaqësues i përhershëm në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë dhe në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike. Osmani, e cila e kishte uruar Trumpin pasi i fitoi zgjedhjet në nëntor, në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës në fund të vitit të kaluar bëri thirrje para deputetëve për ruajtjen e marrëdhënieve me vendet aleate, duke thënë se cenimi i raporteve me këto vende e cenon vetë Kosovën. /Alsat.mk
Read Next
22 minutes ago
Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti nuk ka ndërmend të propozoj emër të ri
33 minutes ago
Juventusi fitoi mbi 100 milionë nga shitja e lojtarëve të akademisë
36 minutes ago
Man City shpenzoi më shumë në janar se të gjitha klubet e Bundesligës, Ligue 1 dhe La Ligas
55 minutes ago
Në këmbim të ndihmave për Ukrainën, Trump i do mineralet e rralla të saj. Pse?
60 minutes ago
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza
1 hour ago
Rritet çmimi i mazutit në Maqedoni
1 hour ago
“Europiani U21” në Shqipëri dhe Serbi, nesër shorti i kualifikueseve
1 hour ago
VLEN: Fillon procedura për financimin e projekteve kapitale në komuna, janë ndarë 15 miliardë denarë
1 hour ago
BDI: Më pak se 12 për qind e buxhetit për kulturën shqiptare, poshtërimi merr përmasa alarmuese
1 hour ago