
Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp tha se përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut po përkeqësohet. Xhaferi tha se “muajt e fundit po zbatohet një politikë diskriminuese, ku shqiptarët po përjashtohen plotësisht nga pozitat kyçe, ndërsa oficerët me përvojë po degradohen”.
Sipas të dhënave të fundit: Nga 10 drejtorë në sistematizimin e ri, asnjë nuk është shqiptar; nga 12 këshilltarë në Ministrinë e Mbrojtjes, vetëm 1 është shqiptar; nga 29 udhëheqës sektorësh në ministri, asnjë nuk është shqiptar; nga 13 udhëheqës sektorësh në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, asnjë nuk është shqiptar; nga 30 komandantë batalionesh, vetëm 5 janë shqiptarë; oficerët shqiptarë me grada të larta dhe kualifikime profesionale po degradohen ose largohen nga pozitat kyçe”.