BotaLajme

Trump kërcënon Hamasin dhe i jep ultimatum: Nëse të gjithë pengjet izraelitë nuk lirohen deri të shtunën në orën 12, do ta shihni ç’do ndodhë

Trump ka vendosur afatin e tij për të ardhmen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

“Sa më përket mua, nëse të gjithë pengjet nuk kthehen deri të shtunën në orën 12 – mendoj se është një kohë e përshtatshme – do të thosha, anulojeni dhe gjithçka është e pavlefshme, lëreni ferrin të shpërthejë,” tha ai nga Zyra Ovale.

Nuk është e qartë nëse Trump nënkuptonte mesditën apo mesnatën e së shtunës. Gjithashtu, nuk dihet se për cilën zonë kohore po fliste.

Trump shtoi se ai pret që të gjithë pengjet të lirohen, “jo me pikatore dhe copa-copa”.

I pyetur nga BBC nëse ai e kishte fjalën për një hakmarrje të Izraelit kundër Hamasit kur tha “ferri do të shpërthejë”, Trump u përgjigj: “Do ta zbuloni, dhe ata do ta zbulojnë gjithashtu. Hamasi do ta zbulojë çfarë dua të them.”

I pyetur nëse SHBA do të përfshihej, Trump tha: “Do të shohim çfarë do të ndodhë.”Ai gjithashtu tha se ky ishte “thjesht afati im”, dhe se ende nuk ia kishte përmendur kryeministrit izraelit.

Ndërkohë, mbreti i Jordanisë, Abdullah II, ka mbërritur në Uashington, DC dhe është planifikuar të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Një gazetar e pyeti Trumpin në Zyrën Ovale se si do ta bindte mbretin për të pranuar më shumë palestinezë, gjë që Trump e ka propozuar si një zgjidhje të mundshme.

“Mendoj se ai do të pranojë, dhe mendoj se edhe vende të tjera do të pranojnë,” tha Trump. “Kanë zemër të mirë.”

Jordania dhe vende të tjera në rajon kanë kundërshtuar sugjerimin e Trumpit. Një gazetar tjetër e pyeti presidentin nëse do të ndalte ndihmën për Jordaninë dhe Egjiptin nëse nuk bien dakord për të pranuar palestinezë nga Gaza. “Po, ndoshta, pse jo? Nëse nuk e bëjnë, mund ta ndal ndihmën – po.”

 

Show More

Related Articles

Back to top button