BotaLajme

Trump ka konfirmuar: I dërguari special për luftën ruso-ukrainase Keith Kellogg së shpejti do të vizitojë Kievin

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur mundësinë që Ukraina një ditë mund të bëhet ruse. Në një intervistë për Fox News, Trump ka konfirmuar se i dërguari i tij special për luftën ruso-ukrainase Keith Kellogg së shpejti do të vizitojë Kievin. Ai tha gjithashtu se do të fliste me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë javë.

“Ata mund të bëjnë një marrëveshje, dhe mund të mos ta bëjnë. Mund të jenë rusë një ditë, ose mund të mos jenë”, u shpreh presidenti amerikan.

Ai tha gjithashtu se ai dëshiron që Kievi të shlyejë disi ndihmën amerikane, e cila sipas tij arrin në 300-350 miliardë.

“Unë u thashë atyre se dua ekuivalentin e 500 miliardë dollarëve në tokë të rralla, dhe ata ranë dakord ta bëjnë këtë.”

Tokat e rralla janë një grup prej 17 metalesh që përdoren për të bërë magnet që e kthejnë energjinë në lëvizje për automjetet elektrike, telefonat celularë, sistemet e raketave dhe pajisje të tjera elektronike. Dhe nuk ka zëvendësues të mundshëm.

Një sulm i ri rus mbi objektet e sistemit energjetik mbrëmë detyroi qeverinë të vendosë ‘kufizime’ në furnizimin me energji elektrike.

Një ditë më parë presidenti Trump nënshkroi tarifat prej 25% për çelikun dhe aluminin, duke shtuar gjithashtu se po shqyrton shtrirjen e masës për makinat, produktet farmaceutike dhe çipat kompjuterikë.

Duke nënshkruar tarifat 25 për qind për çelikun dhe aluminin, Donald Trump sinjalizoi gjithashtu se do të konsiderojë vendosjen e tarifave shtesë për automobilat, produktet farmaceutike dhe çipat kompjuterikë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button