LajmeMaqedoni

Telefonat në klasë, vendimi në duar të mësuesve

Komunat janë kompetente për shkollat ​​dhe mund të sjellin vendim për ndalimin e telefonave celularë gjatë orëve të mësimit, deklaroi ministrja Vesna Janevska, duke u përgjigjur në pyetjen nëse MASH-i mund të marrë vendim të përgjithshëm edhe pasi prindërit kërkojnë që pa telefona gjatë mësimit të jenë nxënësit në të gjitha shkollat, përfshirë edhe shkollat ​​e mesme.

“Jam dakord që kur nxënësit të mos kenë celularë, më shumë do të fokusohen te dija. Por shkollat ​​janë nën juridiksionin e komunave dhe komunat së bashku me drejtuesit e shkollave e marrin këtë vendim”, ka thënë Janevska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media. Ajo theksoi se duhet parë nëse marrja e telefonave nga nxënësit jep rezultate dhe të bëhet një analizë.

“Por, sigurisht në ditët e sotme mund të ketë nevojë edhe për përdorimin e pajisjeve të tilla në mësimdhënie. Pra, nga këtu arsimtari i cili është bartës i aktivitetit edukativo-arsimor në klasë, do të vendos nëse fëmijët do t’i përdorin telefonat në këtë rast apo jo”, shton Janevska. Këshillat e komunave të Aerodromit dhe Qendrës kanë miratuar rekomandime për ndalimin e përdorimit të telefonit celular nga fillimi deri në fund të orëve të mësimit, me qëllim të rritjes së sigurisë së nxënësve dhe përmirësimit të procesit arsimor. Rekomandimet janë pranuar nga bordet e shkollave dhe telefonat celularë së fundmi janë ndaluar për nxënësit e shkollave në këto komuna.

 

Show More

Related Articles

Back to top button