![](https://globi.mk/wp-content/uploads/2025/02/Thiago-Motta-gives-instructions-during-the-Serie-A-soccer-match-between-Inter-Milan-and-Spezia-780x470-1.jpg)
Për herë të parë që kur ka marrë drejtimin e Juventusit, Tiago Mota arrin të marrë tre fitore radhazi me skuadrën e tij. Pas triumfeve në kampionat, këtë herë Juventusi i tij mposht PSV-në në Ligën e Kampioneve me rezultatin 2-1 edhe pse e lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në Holandë.
“Shumë gjëra kishin ndryshuar nga ndeshja e fundit, momenti, rëndësia e ndeshjes. Kur 180 minuta të çojnë në një tjetër fazë rritet edhe niveli. Është një hap i rëndësishëm, por mungon ende ndeshja e kthimit. Duhet të japim maksimumin për të qenë konkurrues përballë një skuadre që luan futboll të bukur, sulmon dhe bën presion. Ata treguan se kanë lojtarë të fortë dhe një trajner të mirë. Duhet të jemi gati për një tjetër sfidë të rëndësishme për të kaluar këtë fazë.
Ishte një përballje e ekuilibruar, jemi përmirësuar te fakti që tani dalim me më shumë lojtarë përpara. Kërkojmë akoma të përmirësohemi, duhet të sulmojmë më shumë në zonë. Shpesh herë e kemi bërë këtë gjë me pak lojtarë dhe sigurisht që reduktohet shansi për të shënuar. Tani kemi nevojë për 95 minuta të tjera të një niveli të lartë. Duhet të jemi të vëmendshëm gjatë gjithë kohës dhe të japim maksimumin për të kaluar më tej,” tha mes tjerash Motta.