LajmeSport

Haland kalon Shevçenkon dhe Ibrahimoviçin në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Man. Sitit, Erling Haaland ka vazhduar të shkruaj histori, duke bërë edhe një arritje të madhe në Ligën e Kampionëve. Real Madridi siguroi një fitore dramatike me rezultat 3-2 ndaj Man. Sitit në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it për një vend në fazën e 1/8-tës në garën elitare evropiane të klubeve.

Pavarësisht humbjes, ylli i Sitit, Erling Haaland, i ka shënuar të dy golat për skuadrën e tij. Me dy golat e tij, norvegjezi 24-vjeçar ka kaluar tani legjenda si Andrij Shevçenko dhe Zlatan Ibrahimovic në renditjen e të gjitha kohërave të golashënuesve ​​në Ligën e Kampionëve, duke vendosur veten në vendin e 10.

Haaland ka shënuar 49 gola në vetëm 48 ndeshje, një rekord mahnitës. Në krahasim, Shevçenko shënoi 48 gola në 100 ndeshje, ndërsa Ibrahimoviç arriti të njëjtin numër në 124 ndeshje. Deri më tani këtë sezon, Haaland ka regjistruar 27 gola dhe 2 asistime në 33 paraqitje në klubin nga “Etihad”-i.

 

Show More

Related Articles

Back to top button