LajmeMaqedoni

Në kontrollet në komunikacion dje janë dhënë 864, ndërsa janë paguar 465 urdhër-pagesa

Gjatë ditës së djeshme nga ana e nëpunësve policorë nga të tetë Sektorët për punë të brendshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërkaq në kuadër të kontrolleve në trafik nëpër rrugët e vendit, janë dhënë 864 urdhër-pagesa dhe janë paguar 465 të tilla për shoferë dhe pjesëmarrës tët jerë në komunikacion në bazë të LSKRR dhe Ligjit për automjete (LA).

Siç ceket në kumteësn e MPB-së, është evidente se mosrespektimi i shpejtësisë së lëvizjes dhe parkimi jo i rregullt janë kundërvajtje me numër më të madh të masave të shqiptiara ndaj shoferëve – 262, përkatësisht 201. Nga ana tjetër ndërkaq, numrat statistikor tregojnë se janë zbuluar 67 persona të cilët kanë drejtuar automjetet pa patent shofer, më pas pasojnë 49 raste të mospërdorimit të rripit të sigurisë dhe 36 raste për prëdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

“Gjithashtu janë detektuar 21 kundërvajtje tek këmbësorët, shtatë persona kanë drejtuar automjetin me nivel të palejuar të alkoolit në gjak ndërsa gjashtë perosna kanë kaluar në dritë të kueq të semaforit. Pjesa më e madhe e sanksioneve kundërvajtëse janë shqiptuar në rajonin e SPB Shkup, që është e edhe e pritshme duke pasur parasysh kapacitetin e trafikut dhe frekuentimin në rajonin e kryeqytetit”, shtohet në kumtesën e MPB-së.

Gjatë vitit të kaluar Departamenti për preventivë pranë Sektorit për punë të brendshme Shkup në pjesën e punës preventive në fushën e sigurisë në komunikacion realizoi, më shpesh në bashkëpunim me Këshillin republikan për siguri të komunikacionit në rrugë, por edhe me institucione tët jera lokale apo joqeveritare, mbi njëzet aktivitete edukativo-parandaluese (fushata, tribuna, punëtori), përfshirë edhe rreth njëzet studime komunikacioni të mbajtura në stacione të policisë për vozitës, ndërsa si masë normative-parandaluese në pajtim me Ligjin për siguri në komunikacion në rrugë (LSKRR). Këto aktivitete që mbahen edhe në sektorët e tjerë për punë të brendshme, së bashku me kontrollet e përditshme të intensifikuara në komunikacion, ceket në kumtesë, kanë për qëllim ngritjen e përgjithshme të sigurisë së tyre në komunikacion.

 

Show More

Related Articles

Back to top button