LajmeRajon

Loiseau: Serbia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

Serbia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës, deklaron shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë Nathalie Loiseau. Ajo thotë se presidenti serb, Alaksandar Vuçiq, dhe zyrtarë të tjerë nga Beogradi, kanë bërë presion që të votohet një listë e caktuar. Në një intervistë për KosovaPress, Loiseau kritikon edhe emisarin amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell për deklarimet e tij gjatë fushatës zgjedhore në vend.

“Ka aspekte pozitive, së pari ka shumëllojshmëri listash, duke përfshirë edhe në veri, kështu që ka shumë mundësi për votuesit, dhe votuesit që vijnë jashtë Kosovës, do të mund të votojnë lehtësisht si në zgjedhjet e mëparshme, pavarësisht thashethemeve. Do të isha më negative në lidhje me raportet për presionet që vijnë nga Serbia për të votuar për një listë të caktuar. Kemi dëgjuar zyrtarë të Serbisë që mbështesin një listë të caktuar, e cila është ndërhyrje në procesin zgjedhor. Po ashtu, ishim dëshmitarë të ndërhyrjes nga dërguari i posaçëm i SHBA-ve, [Richard]Grenell, dhe kjo është e pafat, shokuese dhe jo diplomatike. Kemi dëgjuar rregullisht presidentin [serb] Vuçiq, por edhe anëtarë të tjerë nga qeveria ose parlamenti i Serbisë, duke u thënë votuesve se duhet të votojnë për një listë të caktuar, dhe kjo nuk duhej të kishte ndodhur”, tha Natali Loiseau, Shefe e Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button