LajmeRajon

Bislimi mirëpriti përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, thotë se LVV është fituesi i zgjedhjeve

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi priti në takim mëngjesin e sotëm përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges, të shoqëruar nga ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejcic.
Fillimisht, i dërguari i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Frangeš e uroi Kosovën për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu se subjekti ynë është fituesi i zgjedhjeve dhe presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe numërimit të të gjitha votave të qytetarëve.
“Në vijim, u diskutua edhe për situatën në rajon dhe procesin e dialogut, për çka zëvendëskryeministri Bislimi shprehu nevojën për një qasje të balancuar ndaj palëve në mënyrë që të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, theksohet se zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Franges për takimin dhe bisedën duke i uruar vizitë e qëndrim të frytshëm e produktiv në vendin tonë./Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button