
Koalicioni VLEN njofton se kanë filluar një angazhim konkret si në pushtetin ekzekutiv ashtu edhe në pushtetin legjislativ.
“Gjatë kësaj jave kemi bërë ndryshime në Ligjin për marrëdhënie pune, ku do u mundësojmë personave të zgjedhur ose të emëruar nga organe kompetente të mund të vazhdojnë ta kryejnë funksionin e tyre edhe pas përmbushjes së kushteve për pensionin e pleqërisë, por më së shumti deri në 67 vjet.
Përmes këtyre ndryshimeve ligjore, do krijojmë mundësi për të tejkaluar më shpejtë dhe në kohë tejkalimin e problemeve aty ku është deficit të profesionisteve dhe sidomos në Gjykatë dhe Prokurori. Pra, këto ndryshime ligjore mundësojnë përmirësimin e efikasitetit në procese gjyqësore dhe qytetarët nuk do të bredhin korridoreve të Gjykatave për vite me radhë”, thonë nga VLEN.
Nga atje shtojnë se ata janë të përkushtuar në përmirësimin e kushteve për profesionistët, por që njëkohësisht lehtëson edhe jetën e të gjithë qytetarëve./Telegrafi/