
Prokurori shtetëror Lupço Kocevski nuk do ta dëgjojë kryeministrin Hristijan Mickoski që të japë dorëheqje në mënyrë që sa më shpejt të fillojë procedura për zgjedhjen e pasardhësit të tij. Pushteti tashmë e filloi procedurën për shkarkimin e tij.
“Unë po e marr obligimin dhe nëse konstatohet se kam bërë një shkelje të rëndë disiplinore, siç është në Ligj, unë do të tërhiqem”, tha Lupço Kocevski.
Nga Ministria e drejtësisë tashmë sqaruan se Kocevski ka punuar kundër ligjit dhe ka dyshime për paanshmëri dhe konflikt interesash. Kocevski i hodhi poshtë informacionet duke shtuar se opinioni do të vlerësojë nëse do të shkarkohet në mënyrë ligjore ose në mënyrë jo ligjore.
“Atë që deri më tani e kam dëgjuar në opinion, çfarë të komentoj, vetëm se këtu nuk ka asnjë shkelje të rëndë disiplinore”, tha Kocevski.
Pushteti kërkoi largimin e Kocevskit nga pozita, pasi që e emëroi Natasha Krstevska Callevska përkohësisht si kryetare e Prokuoririsë së lartë, në vend të Mustafa Hajrullahi i cili është i suspenduar.
Sipas Qeverisë, emërimi është antiligjor, ndërsa Kocevski e pohon të kundërtën. Në çdo rast, pas vetëm 8 ditëve në funksion, Krsteva Calleva ka kërkuar që të tërhiqet.
“Gjatë ditës së djeshme deri te Këshilli i prokurorëve publik arriti një lutje apo kërkesë, ashtu është titulluar, nga ana e prokurores publike të Prokurorisë së lartë publike në Shkup, që është caktuar që të udhëheq me atë Prokurori publike derisa zgjat largimi i prokurorit të lartë publik”, deklaroi Dushica Dimitrievska.
Lutja e saj do të shqyrtohet në seancën e ardhshme të Këshillit të PP, ndërsa së shpejti Këshilli do të duhet të prononcohet në mënyrë pozitive apo negative edhe për propozimin për shkarkimin e Lupço Kocevskit. Sipas Kryeministrit, Kocevski ka pasur kohë për t’u dëshmuar, ndërsa prokurori i ardhshëm shtetëror duhet të jetë luftëtarë i pakompromis me krimin.