LajmeRajon

Osmani dhe Kurti takohen sot me sekretarin Blinken

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata do të priten në takim nga sekretari i amerikan i shtetit Anthony Blinken.

Takimi pritet të zhvillohet në ora 16:30 sipas kohës tonë lokale, në Washington DC.

“Së bashku me Kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës”- shkruan Osmani.

Osmani tha se Kosova është e bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara.

Show More

Related Articles

Back to top button