Aggeler: SHBA nuk mund të jep garanci për anëtarësimin RMV-së në BE, nuk jemi pjesë e Unionit

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler tha se SHBA-të nuk mund të japin garanci se nuk do të ketë kushte të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.
Edhe pse Mickoski thotë se këtë po e kërkon gjatë vizitave në SHBA, Aggeler tha se i vlerëson vizitat e kryeministrit dhe ministrave, por që kjo kontribuon vetëm në marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.
“Uashingtoni nuk jep garanci në rrugën drejt BE-së, sepse nuk jemi pjesë e Bashkimit Europian. Mendoj se është një diskutim që është duke ndodhur dhe që ka ndodhur me zyrtarë të lartë në BE, por do të them se jam e kënaqur që kryeministri dhe pjesëtarët e Kabinetit të tij janë në Uahsington”.
“Kjo është një marrëdhënie e rëndësishme dhe mendoj se fakti që ishte atje disa herë pas marrjes së funksionit si kryeministër dhe disa ministra të tjerë, kjo flet për afërsinë e marrëdhënieve dhe shumë mënyra që ne, si SHBA dhe Maqedoni e Veriut, mund të bashkëpunojmë në mënyrë bilaterale”, tha Aggeler.