GostivarLajme

Arrestohen katër persona në Gostivar për shit-blerje droge

Më 18.02.2025, në ora 21:30, në kryqëzimin për fshatin Tumçevishtë të Gostivarit, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar E.R. (20) nga fshati Toplicë i Gostivarit, E.S. (33) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, R.S. (34) nga fshati Inxhikovë i Shkupit dhe V.A. (26) nga fshati Grçec i Shkupit.

Ata u kapën në flagrancë gjatë një shit-blerjeje droge dhe, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u konfiskuan marijuanë, kokainë dhe një sasi parash, që dyshohet se janë fituar nga veprimtari e paligjshme.

Të arrestuarit janë ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës.

Show More

Related Articles

Back to top button