
Qeveria sot ka nënshkruar Marrëveshje me kompaninë EKOTIP Maqedoni për dhurimin e 255 pajisjeve për pastrimin e ajrit në vlerë prej një milion euro.
Siç u theksua në ceremoninë e nënshkrimit, është paraparë që këto pajisje të shpërndahen nëpër spitale, kopshte, shkolla dhe institucione tjera publike, ku cilësia e ajrit është me rëndësi kyçe.
Kompania EKOTIP Maqedoni është lider në fushën e aerofiltrimit, ndërsa në bashkëpunim me MANN+HUMMEL, siguroi donacion të konsiderueshëm të sistemeve të avancuara nga ky prodhues i njohur gjerman për pastrimin e ajrit me vlerë një milion euro.
Marrëveshjen për pastruesin e ajrit e nënshkruan sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev dhe menaxhmenti i kompanisë, ndërsa hollësira në momentin e konferencës për mediat kumtojnë zëdhënësja Maria Miteva dhe përfaqësues i EKOTIP-it.