LajmeMaqedoni

Nikolloski: Autostrada Ohër-Kërçovë do të jetë gati deri në fund të vitit të ardhshëm

Autostrada Ohër-Kërçovë do të jetë gati deri në fund të vitit të ardhshëm, paralajmëroi zv. kryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, i cili pati takim me menaxhmentin e kompanisë “Kostal Macedonia”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nikolloski theksoi projektin për lidhjen e autostradës keq të projektuar, rruga e së cilës, siç theksoi, kalon nëpër ndërtesa të kategorisë A, zonë e mbrojtur në aeroportin e Ohrit, pika karburanti, spitale, hotele dhe objekte që nuk mund të shpronësohen.

Ajo çështje, siç tha ai, do të zgjidhet me një zgjidhje ligjore që është në proces të miratimit, legjislacion që tashmë është miratuar nga Qeveria dhe që javën e ardhshme do të kalojë në Kuvend për miratim.

Për problemet me rrëshqitjet, të cilat janë përmendur vazhdimisht si shkak i vonesës së projektit, ai tha se janë punësuar ekspertë të huaj, dhe zgjidhjet që do të ofrojnë do t’i kumtohen opinionit.

Për koston përfundimtare të ndërtimit të autostradës Ohër – Kërçovë, Nikolloski tha se do të bëjë gjithçka që të qëndrojë në kornizën përfundimtare të parashikuar.

Lidhur me një pjesë të marrëveshjes me “Bechtel dhe Enka” për lidhjen e autostradës nga Trebenishta në Qaf Than, Nikolloski theksoi se për pjesën nga Podmolja deri në Strugë ka ndalime të rrepta të UNESCO-s për ndërtim në pjesën e mbrojtur të Liqenit të Ohrit, ku potencialisht do të vendosej pjesa në fjalë./Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button