LajmeRajon

Parlamenti Evropian i kërkon BE-së heqjen e masave për Kosovën, draft-raporti sot në agjendë të Komitetit për Politikë të Jashtme

Një draft-raport i Parlamentit Evropian, me autor Riho Terras, raportues për Kosovën i kërkon Bashkimit Evropian largimin e masave ndaj Kosovës, e të cilat ishin vendosur në qershor të vitit 2023.

Në ueb-faqen e Parlamentit Evropian bëhet e ditur se ky draft-raport është sot në agjendën e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Pasi të bëhet amendamentimi i draftit, ky raport duhet të miratohet në këtë komitet dhe më pas del në votim në Parlamentin Evropian.

Në agjendën e publikuar për sot, Komiteti për Politikë të Jashtme draft-raportin e ka si pikë të tretë të rendit të ditës dhe diskutimi do të mbahet nga ora 10:00-11:30.

Një ditë më parë u raportua se në këtë draft raport vlerësohet përkushtimi i Kosovës për integrim në BE, nënvizohet se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe përpjekjet për ta nxjerrë Kosovën nga një zonë gri është në interes edhe të Kosovës dhe të BE-së.

Parlamenti Evropian po ashtu mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, ndërkaq nënvizohet edhe shqetësimi për shkak të situatës së sigurisë, ku dënohen sulmet në Banjskë dhe Ibër Lepenc dhe kërkohet që kryesitë e të gjitha këtyre veprave të dhunshme të nxirren para drejtësisë.

Draft-raporti paraqet edhe shqetësim serioz për dobësitë sistematike të sistemit të drejtësisë në Kosovë, sidomos sa i përket pavarësisë dhe respektimit të ndarjeve të pushteteve.

 

Show More

Related Articles

Back to top button