BotaLajme

Presidenti brazilian: Masat ekonomike të Trump mund të nxisin inflacionin global

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha sot se tarifat e zbatuara nga presidenti amerikan Donald Trump pritet të shkaktojnë inflacion më të lartë dhe paralajmëroi për ndikimin e këtyre masave në ekonominë globale.

“Ai tani po takson produktet nga disa vende dhe kjo mund të nxisë inflacionin në SHBA dhe në mbarë botën. Ai duhet të ndalojë këtë ide të proteksionizmit dhe të respektojë sovranitetin e secilit vend”, tha ai në një intervistë për radion braziliane Tupi.

Lula deklaroi se nuk kishte pasur ende kontakte me Trump që kur republikani u zgjodh në një mandat të ri dhe shtoi se Brazili mban marrëdhënie të balancuara tregtare me SHBA-në.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me Trumpin, i kam dërguar një mesazh duke e uruar për inaugurimin e tij, por nuk kam folur me të”, tha Lula.
Ai vlerësoi se kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë u karakterizua nga “deklarata impulsive dhe përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera”.

“Trump u zgjodh për të sunduar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo për të sunduar botën”, theksoi lideri brazilian.

Lula tha se SHBA mbetet partneri strategjik i Brazilit.

 

Show More

Related Articles

Back to top button