
Mes pretendimeve se me administratën Trump, mund të ketë një ndryshim dramatik s ai takon angazhimit të SHBA-së në NATO, çka do të prekte edhe Kosovën, shefi i aleancës Mark Rutte e bëri të qartë se stabiliteti i saj e Bosnje Hercegovinës, të konsideruara dy pikat e nxehta të konflikteve të mundshme në Ballkan, është në interes të të gjithëve.
Gjatë një vizite në Bratisllavë të Sllovakisë, kur u pyet në një debat nëse shikon premisa për mundësinë e një rinisjeje të konfliktit në Kosovë, pasi ka pasur thashetheme se politika e re amerikane mund të çojë deri te largimi i tyre ushtarak.
“Më lejoni të jem krejtësisht i qartë, nga ajo çfarë unë po kuptoj nga sistemi amerikan është se ata janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s dhe angazhimeve aktuale. Por, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne gjithmonë mund të kemi ndryshime të politikave apo përshtatje të vogla që mund të ndodhin. Sllovakët, holandezët dhe të tjerët po e bëjnë këtë. Por, nuk kam arsye të besoj se do të ketë vendime dramatike. Dhe në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor duhet të jemi të sigurt që ne të mbajmë në fokus këtë rajon sepse stabiliteti në Kosovë, stabiliteti në Bosnje dhe stabiliteti në Serbi është në interesin e të gjithë ne”, tha Rute.
Raportet SHBA-BE janë tensionuar së fundi pas lëvizjeve të administratës amerikane për fundin e luftës në Ukrainë, përfshire bisedimet me Rusinë në Rijad të Arabisë Saudite, në të cilat u përjashtua edhe BE-ja, edhe Kievi vetë. Gazeta gjermane Bild shkroi dy ditë më parë se disa shtete evropiane janë të shqetësuara se SHBA-ja mund të tërheqë plotësisht trupat e saj nga Evropa dhe se “Italia ka filluar të përgatitet për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova”. Aktualisht, në kuadër të KFOR-it janë mbi 4.600 trupa nga 29 vende të botës që janë të dislokuar në Kosovë, dhe n