LajmeRajon

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhor (KQZ) sot mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u tha se të mërkurën pasdite do të fillojë numërimi i votave të diasporës, të cilët votuan fizikisht në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës më 8 shkurt.

Ndërkaq, nga diaspora ishin regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike dhe 20,324 mërgimtarë.

Nga 20,324 persona të regjistruar në përfaqësi diplomatike, kanë votuar 15,352 votues.

Ndërsa, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12,801 të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta.

E, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është: 2,597 vota. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk