LajmeRajon

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sot në Kosovë, takon krerët shtetërorë

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte, do të jetë sot për vizitë në Kosovë, ndërkaq do të takohet me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në njoftimin për media të Presidencës bëhet e ditur se takimi ndërmjet Osmanit dhe Rutte do të zhvillohet në ora 13:45.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Mediat do të mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit, ndërsa pas takimit Osmani dhe Rutte do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

 

Ndërkaq, kryeministri Kurti do të presë në takimin Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në ora 14:50.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte, pritet të jetë në Prishtinë për të ofruar garanci se kontingjenti evropian brenda misionit të aleancës në Kosovë, KFOR, do të mbetet aty, pavarësisht ndonjë lëvizjeje të forcave ushtarake amerikane.

Gjithsej 4.686 trupa nga 29 vende të botës shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR.

Më shumë se gjysma e forcave janë nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Turqia. NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk