
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e numrit të të punësuarve për 3.5 përqind në krahasim me janarin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit janar të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 2.6 %, te Prodhimet kapitale për 5.3 %, Produktet intermediare, përveç energjisë për 1.3 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.8 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritje ka pasur vetëm te prodhimi i qëndrueshme për konsum të gjerë për 22.3 përqind.