LajmeMaqedoni

Pas Kosovës dhe Bosnjës NATO dhe BE do ti kthehen intensivisht edhe Maqedonisë së Veriut!

Pas vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATOS Mark Rutte në Bosnjë dhe Kosovë, mediat  e huaja kanë raportuar se ditëve në vazhdim mund të ketë përshpejtim të aktiviteteve diplomatike mes Kosovës dhe Serbisë që të nisin dialogun për normalizimin e marrëdhëdhënieve mes dy vendeve. Sipas Reuters Rutte la disa porosi gjatë vizitës në Prishtinë duke cekur dhe atë se Policia e Kosovës nuk mund të marrë aksione në Veri pa marrë leje nga KFOR. NATO pritet të mbështes dialogun Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër nga ambasadori i BE-së në Shkup Mihalis Rokas ka paralajmëruar sot se muajin e ardhshëm përfaqësuesit më të lartë evropian do të viztojnë Shkupin.

“Në nivel të BE-së, ne po punojmë shumë në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të kapërcyer të gjitha çështjet e mbetura para se të hapim negociatat. Ka një aktivitet intensiv diplomatik për zgjidhjen e kësaj çështjeje, përfaqësues të lartë të BE-së do të vizitojnë Shkupin në dy-tre muajt e ardhshëm dhe shpresoj se do të mund të ecim përpara, tha Rokas në përgjigje të pyetjes së një gazetari se si është disponimi në BE për nënshkrimin e një deklarate nga Këshilli Evropian, Komisioni Evropian ose pala bullgare, për atë se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë do të jetë çështja e vetme dypalëshe e rrugës tonë drejt BE-së.

Në të njëjtën kohë, shtoi Rokas, duke punuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duhet të vazhdojnë përpjekjet për zbatimin e reformave të përfshira në Agjendën e Reformës, të miratuar në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.( Koha.mk)

 

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk