LajmeRajon

Komisionerja e BE-së, Marta Kos sot në Tiranë, takim me Ramën, opozitën dhe përfaqësues të drejtësisë

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, do të vizitojë sot për herë të parë Shqipërinë. Në agjendën e planifikuar të eurokomisioneres priten diskutime me autoritetet shqiptare mbi procesin e anëtarësimit, realizimin e kërkesave për reformat dhe projektet e financuara nga BE.

Komisionerja do të mbërrijë në kryeministri në orën 09.30 ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryenegociatoren Majlinda Dhuka, kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali si dhe përfaqësues të opozitës. Më pas në rreth orës 10.40 së bashku do të kenë një konferencë për mediat.

Komisionerja do të zhvillojë gjithashtu takime edhe me drejtuesit e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe me ato nga organizatat e shoqërisë civile dhe studentët e Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës.

 

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk