LajmeMaqedoni

BDI: Rritje rekorde e rrogave prej 15% për mësimdhënësit

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet marrëveshjen e arritur mes Qeverisë dhe Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë.

Në kushte të krizës më të madhe ekonomiko-energjetike, BDI vazhdon me politikat e rritjes së pagave duke vlerësuar kështu mundin e punëtorëve përmes dialogut të hapur.

Me këtë marrëveshje të arritur edhe njëherë vërtetohet se përmes dialogut social mund të arrihet deri tek një marrëveshje e pranuar dhe e kapshme për të gjithë dhe me këtë punëtorët e arsimit tashmë nga muaji Shtator të kenë paga mujore më të larta për 15 për qind, rritje kjo historike.

Bashkimi Demokratik për Integrim sistematikisht është angazhuar për përmirësimin e standardit jetësor të punonjësve të arsimit me ç’rast rikujtojmë se kësaj rritje prej 15 për qind i ka paraprirë një rritje kumulative prej 21 për qind nga viti 2017 periudhë kjo kur me dikasterin e arsimit ka udhëhequr kuadër i BDI-së.

Rritja e pagave mujore është në pajtim me vendimin që realizimi të fillojë nga muaji Shtator derisa të gjithë të punësuarve në arsim të cilët kanë qenë pjesë e grevës, paga të ju lëshohet e plotë.

Bashkë me rritjen e pagave në arsim, vazhdojmë edhe definimin e metodologjisë për rritje graduale të pagave, me çka do të mbrohet standardi i mësimdhënësve duke larguar kështu ndikimin politik nga arsimi.

Bashkimi Demokratik për Integrim, gjatë gjithë këtyre 20 viteve është dëshmuar si parti e përgjegjshme duke qëndruar në krah të qytetarëve dhe njëjtë do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të përmirësuar standardin jetësor, madje edhe në kushte të krizave ekonomike.

Show More

Related Articles

Back to top button