LajmeMaqedoni

Taravari: Rroga mesatare e punonjësve shëndetësorë, 50.200 denarë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka bërë të ditur se rroga mesatare e punonjësve shëndetësorë në vend ka arritur në 50.200 denarë. Lajmi u konfirmua sot nga vetë ministri, i cili theksoi se ky është niveli më i lartë i pagave në sektorin shëndetësor në historinë e vendit.

“Sot sapo është zyrtarizuar rroga mesatare e punonjësve shëndetësorë në 50.200 denarë! Në kaq pak muaj arritëm të kemi rrogat më të larta në historinë e këtij vendi,” u shpreh Taravari në një deklaratë publike.

Ai shtoi se synimi i qeverisë është përmirësimi i kushteve për të gjithë sektorët e shoqërisë. “Uroj dhe shpresoj që kjo të arrihet në të gjithë sektorët, sepse detyra jonë është të bëjmë më të mirën për ju! Drejt më të mirës!” – theksoi ministri.

Rritja e pagave në shëndetësi vjen në një kohë kur ky sektor ka qenë në fokusin e reformave, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

 

 

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk