
Më datë 04.03.2025 në ora 17:00, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin B.R. (70) nga Gostivari, pronar i një objekti hotelierik në Gostivar.
“Në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim-Shkup, në objektin hotelierik në Gostivar është kryer kontroll i aparateve për fikjen e zjarrit, me ç’rast është konstatuar se kartela e kontrollit të aparatit nuk është origjinale por fotokopje”, njofton zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi.
B.R. është ndaluar në stacionin policorë dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Ndryshe, gjatë kontrolleve të deritanishme në territorin e Gostivarit nga Inspektoriati Shtetërorë i Tregut është konstatuar se 10 objekte gastronomike nuk i plotësojmë kushtet minimale për punë.
Fut