LajmeMaqedoni

Taravari në ditën botërore të shëndetit kujton thënien e famshme të Herofilit

Ministri i shëndeësisë Arben Taravari sot ka kujtuar ditën  botërore të shëndetit. Ai në përmes një postimi ka kujtuar një nga thëniet më të famshme të babait të anatomisë Herofilit i cili në një botim të tij shkruan se “Kur mungon shëndeti, mençuria nuk duket, as arti nuk shfaqet, forca nuk mund të luftojë, pasuria bëhet e pavlefshme, zgjuarsia nuk përdoret dot…”

Sot është Dita Botërore e Shëndetit.

Herofili ishte një mjek i cili konsiderohet si babai i anatomisë. Si neurolog kam pasur rastin të njihem me veprën e tij, por ato që më kanë bërë shumë përshtypje janë këto fjalë të tij, të cilat mendoj se i rrinë për shtat kësaj dite:

Kur mungon shëndeti, mençuria nuk duket, as arti nuk shfaqet, forca nuk mund të luftojë, pasuria bëhet e pavlefshme, zgjuarsia nuk përdoret dot…

Ndaj Ruani Shëndetin Tuaj!

 

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk