LajmeMaqedoni

Taravari: Nuk mund të thuhet se nuk është bërë asgjë, janë disa lëvizje, por përballë kemi pasur një VMRO dhe ZNAM me 64 deputetë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët – VLEN, Arben Taravari në Click Plus ka folur për rëndësinë e koalicionit VLEN.

Tha se themelimi i tij dhe bashkimi i pesë organizatave politike në një koalicion, paraqet moment historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“VLEN ishte mrekullia që u krijua para këtij viti. Ishte kombinimi që s’është krijuar asnjëherë që të gjitha partitë opozitare të bëhen bashkë dhe ta sjellim ndryshimin te shqiptarët në #Maqedoni. Katër subjekte plus VV, do të thotë pesë organizime politike që arritën të marrin 107 mijë vota”, tha Taravari.

Pasi arritën të marrin 14 deputetë, VLEN tha Taravari u bë pjesë e Qeverisë dhe me “arritën plot projekte infrastrukturore te shqiptarët”.

Askush nuk mund të thotë se asgjë nuk është realizuar. Janë bërë projekte. Të gjithë jemi munduar në Ministritë të cilat i udhëheqim, ta japim maksimumin dhe mendoj se disa lëvizje janë bërë, por e kemi pasur përballë një VMRO me numër të madh të deputetëve dhe them ZNAM dhe VMRO me 64 deputetë.

“Këto 9 muaj arritëm plot projekte infrastrukturore te shqiptarët të cilat parashohin kanalizime, ujësjellës… Arritëm ta zgjerojmë listën pozitive të ilaçeve, projekti i Universitetit të Tetovës, zgjerimi i sheshit “Skënderbe”. Por, për 9 muaj nuk mund të presim të bëhet spektakël. Hipotetikisht, edhe sikur VLEN të mos ishte në Qeveri dhe të ishte BDI, por jam i sigurt se do të ishte më keq, por më mirë nuk do të ishte”, tha Taravari në ClickPlus TV21.

 

 

 

 

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk