LajmeRajon

Osmani dhe Kurti kujtojnë Betejën e Koshares: Dëshmi e lavdisë dhe sakrificës së UÇK-së për liri

26 vjet më parë, Beteja e Koshares shënoi një moment të lavdishëm në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ajo betejë e cila i dha fund ndarjes mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishte një akt i pastër besimi dhe sakrifice për liri, që vazhdon të frymëzojë breza të tërë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehu mirënjohje për gjithë ata që dhanë jetën në këtë luftë. Ajo theksoi se Beteja e Koshares është një flakadan që nuk shuhet kurrë.

“Aty ku regjimi gjenocidal i Serbisë kishte ngritur murin ndarës me Shqipërinë, vajza e djem të UÇK-së ngritën një ideal e mbollën guxim e frymëzim për breza të tërë. Aty ku dukej e pamundura, ata sollën fitoren”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka shtuar se Kosharja ishte një akt i pastër besimi se për liri, populli i Kosovës është i gatshëm të paguaj çdo çmim.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk