BotaLajme

Greqia “paralizohet” nga greva e përgjithshme

Greqia është paralizuar sot prej një greve të përgjithshme mbarëkombëtare 24 orëshe që kanë thirrur Konfederata e Përgjithshme e Sektorit privat dhe ajo e administratës shtetërore. Kërkesat kryesore të sindikatave janë kundër shtrenjtësisë, inflacionit, krizës së strehimit, duke kërkuar ndër të tjera rritjen e pagave , rikthimin e pagës së 13 dhe 14 dhe të kontratës kolektive të punës. Në grevën e sotme marrin pjesë edhe punonjësit e transportit publik. Anijet do të qëndrojnë të ankoruar në porte, janë anuluar thuajse të gjitha fluturimet nga aeroportet e vendit për shkak të grevës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, përveç atyre të nevojave të jashtëzakonshme. Gjithashtu në grevë përveç mësuesve dhe pedagogëve, marrin pjesë studentët duke protestuar ndër të tjera për nivelin e arsimit, pasigurinë e tarifave të shkollave dhe duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj universiteteve private. Pa dyshim që në qendër të mitingjeve të sotme është edhe kërkesa për drejtësi sa i përket aksidentit të trenave në luginën e Tempit dy vjet më parë. /Alsat.mk

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk