LajmeMaqedoni

Akuza mes BDI-së dhe VLEN-it për ndërhyrje në drejtësi

Tronditëse dhe thellësisht alarmante janë për BDI-në deklaratat e Mexhitit, se “nëse Taravari vendos të bashkëpunojë me BDI-në, atëherë qeveria do i bëjë favore BDI- së për të liruar të akuzuar për korrupsion”.

“Ky nuk është një lapsus. Ky është një pranim publik se drejtësia në këtë vend është e kapur, dhe se qeveria mund të ndërhyjë në vendimet e prokurorisë dhe gjyqësorit. Me fjalët e veta, ai konfirmoi se drejtësia nuk funksionon në mënyrë të pavarur, por udhëhiqet nga urdhrat dhe interesat e shefit të tij politik, Hristijan Mickoski. Qeveria bën favore, mbron të përzgjedhurit dhe mban të bllokuar drejtësinë”, thonë nga BDI.

Nga VLEN thonë se pikërisht BDI-ja është emëruesi i përbashkët i të gjitha ndikimeve në drejtësi.

“Nuk ka hipokrizi më të madhe se kur BDI qan për drejtësi. Mjaftojnë vetëm tri pyetje të shpejta: Kush e nisi fushatën mediatike kundër Kryetares së Gjykatës Supreme? A ishte kjo fushatë për të siguruar që faljet e Gjorgje Ivanovit të vlejnë edhe për Nikolla Gruevskin? Kush i solli ndryshimet e turpshme në Kodin Penal? Përgjigjja është e njëjtë për të gjitha: BDI është emëruesi i përbashkët i çdo vendimi të porositur në drejtësi!”, thonë nga VLEN.

VLEN përmend dyshimet dhe akuzat për korrupsion dhe ndërhyrje në drejtësi për Bujar Osmanin, Artan Grubin, Ixhet Mehmetin, Ismail Jahoskin, etj.

 

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk