
Ministria e Punëve të Brendshme RMV-së njofton se në një aksion të përbashkët të policisë kufitare të Maqedonisë dhe Kosovës është parandaluar kontrabanda e veshjeve dhe këpucëve
“Dje (09.04.2025), në zonën e kufirit shtetëror afër fshatit Tanushë, Shkup, në anën e Kosovës dhe Maqedonisë, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim të Byrosë për Siguri Publike dhe Policia Kufitare e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët dhe të koordinuar për parandalimin e kontrabandës me mallra të ndryshme”.
“Kështu, në anën kosovare është kontrolluar një furgon Volkswagen me targa nacionale të Kosovës dhe janë gjetur mbi 100 pako me mallra tekstili dhe mallra të tjera, pas së cilës shoferi është privuar nga liria”.