BotaLajmeRajon

Tri porositë kryesore të Bidenit për Serbinë

Pas intervistës së ambasadorit amerikan Kristofer Hill në media analistët serbë po i komentojnë porositë që iu dërguan Serbisë nga presdienti amerikan Joe Biden. Analistët i komentojnë ato në mënyra të ndryshme, por pajtohen se para Serbisë është koha e sfidave të shumta.

Situata në Ukrainë ka ndikuar që Hill të shpreh kërkesat e ShBA-ve për Serbinë në lidhje me integrimin evropian, dialogun me Kosovën por edhe sanksionet ndaj Rusisë dhe furnizimin me gaz. Qëndrimi i Uashingtonit përmes fjalëve të Hill është i qartë kur bëhet fjalë për tema kyçe që prekin Serbinë.

Qëndrimi i parë: Euro-integrimi është proces i komplikuar edhe i ngadalshëm

Nëse në kohën e administratës Tramp kishte mosmarrëveshje e mospajtime mes SHBA-ve edhe BE-së posaçërisht rreth shpejtësisë së integrimit të Ballkanit, tash nuk ka më dallime.

Uashingtoni pajtohet me qëndrimin e Brukselit se euro-integrimi është proces i komplikuar dhe nuk duhet ngutur “para se të përmbushen kushtet”, që është tregimi i vjetër “për shkopin e gjatë e karrotën e vogël”.

Rreth qëndrimit të Hill për procesin e integrimit, Suzana Grubjeshiç nga Qendra për politikë të jashtme tha se ”qëllimi i administratës aktuale amerikane është integrimi i Ballkanit në struktura euro-atlantike”, sepse kjo ka mbetur “punë e papërfunduar”.

“A do ketë pranim të shpejtë varet nga mbështetja e fuqishme e ShBA-ve sikurse edhe në zgjerimet e të kaluarës. Sa më gjatë që rajoni mbetet në periferi, është i ndikuar në përzierje të aktorëve të tretë si janë Kina edhe Rusia”, vlerëson ajo.

Kreu i Qendrës arsimore-hulumtuese “Libek” Milosh Nikoliç konsideron se duhet objektivisht të shihen faktet e mungesës së vullnetit të BE-së në lidhje me zgjerimin, ShBA në rajon duan stabilitet dhe prosperitet ekonomik, por sipas rrethanave Serbia nuk do hyj shpjetë në BE.

Analisti politik Dragomir Angjelkoviç mendon se “Serbia për ShBA dhe qendrat tjera të BE-së është mish për top”. Sipas tij “Për ata Serbia nuk ka vlerë, gjë që shihet nga raporti ndaj neve. Për ata është me rëndësi që vendi ynë të shfrytëzohet për interes gjeo-poliitk e ekonomik, asgjë tjetër”.

Së dyti: Diversifikimi i furnizimit me gaz

Hill ka përsërit se SHBA nuk shikon me sy të mirë faktin se Serbia aktualisht furnizohet me gaz nga Rusia dhe pret që vendi të gjejë furnizues tjerë për gaz, për të mos qenë gazi lëndë kushtëzimi.

“Serbia merr gazin rus sikurse edhe disa vende perëndimore, por Serbia edhe ato duhet të pyetën a është furnizues i besuar Rusia. Flasim për energji dhe energens prej të cilit varet puna e fabrikave edhe ngrohja dimrit. Çfarë furnizuesi është Rusia? Mendoj jo i mire, sepse përzien nevojën ekonomike me nevoja gjeo-strategjike dhe kohë pas kohe nuk duam të përmendim por shërbehet me kushtëzime”, tha Hill.

Grubjeshiç shprehet se diversifikimi me furnizim është i dëshiruar sepse “nuk duhet të varemi vetëm nga një furnizues dhe burim që ka implikime politike, andaj duhet gjetur alternativa” tha ajo.

Së treti: S’ka hyrje në BE pa njohjen e Kosovës

Qëndrimin që kohëve të fundit zëshëm e shprehin shumë vende perëndimi është se Serbia zyrtarisht nuk do hyj në BE përderisa nuk arrin marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Prishtinë përkatësisht të pranoj pavarësinë e Kosovës.

Edhe pse në mënyrë diplomatike i iku kësaj fjale, Hill qartë dërgoi porosi me kuptimin e njëjtë lidhur me dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit.

“Jam i shqetësuar me mungesën e përparimit në dialog, nuk di cila do të ishte masa e përshtatshme e përfshirjes së SHBA-ve, por BE ka këndvështrim specifik për dialogun dhe qëndrimi i sja është se duhet pastruar rruga për anëtarësim në BE. Në fund të fundit edhe në të shkuarën ka pasur raste që janë përfshi vende që kanë sjell problem në BE, aty ku veç ka probleme. Koncepti i dialogut është të pastrohen problemet para hyrjes në BE”, tha Hill.

Ndërsa Grubjeshiç thotë se Hill në lidhje me këtë temë nuk ka zbuluar asgjë të re.

“Çështjet bilaterale duhen të zgjidhen para hyrjes në BE dhe kjo është e njohur në procesin e integrimit, por çështje e komentimit ndryshe mbetet si të arrihet zgjidhja. Nëse nuk ka pajtim nga palët, asnjë imponim nuk jep rezultatin e dëshiruar. Me rëndësi është që qeveria e re të jetë pro-serbe dhe të shpreh vullnetin e qytetarëve për vazhdimin e procesit të bashkëngjitjes në BE, avancimin e bashkëpunimit rajonal, fqinjësi të mirë dhe në ndërtimin shtetit të drejtës dhe prosperitetit ekonomik”, tha Grubijeshiç.

Kreu i “Libek” nuk pret që Serbia shpejtë të përfundoj procesin e integrimit.

“Nuk do hyjmë shpejtë në BE, edhe pasi që nuk ka vullnet politik në BE , por edhe nuk ka gatishmëri në shoqërinë tonë për këtë, andaj shqyrtohen mundësi për integrimin e Prishtinës në bashkësinë ndërkombëtare. Nëse harmonizojmë interesin strategjik me SHBA, mbase mund të presim zgjidhje kreative në fushën e ndërlidhjes me BE”, thotë Nikoliç.

Show More

Related Articles

Back to top button