LajmeSport

Mohamed Sallah vazhdon me Liverpullin

Mohamed Sallah do të qëndrojë te Liverpuli. Lajmi surprizues që po qarkullonte në ditët e fundit, është konfirmuar nga klubi anglez.

“Ai po qëndron”, shkruan Liverpuli në postimin e këtij mëngjesi. Për më tepër janë zbuluar detajet e kontratës, që mbajnë lojtarin egjiptian në “Anfield”.

Edhe dy vite të tjera, Salah do të japë kontributin e tij. Kështu në verën e vitit 2027, pritet të mbushë plot 10 vite nga transferimi i tij.

Kujtojmë se Liverpuli bleu kartonin e Salah në vitin 2017. 32-vjeçari u kthye në një nga lojtarët më të preferuar duke dhënë kontribut të çmuar në fitimin e trofeve.

 

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk